Rozë

Fotot e David Beckham me Jennifer Lopez dhe Beyonce, Victoria rrëfen sa e inatosi ky moment dhe pse

By GAZETA SCANNER 1

October 05, 2023

Victoria Beckham ka ndarë një rrëfim kur ajo ishte kthyer në një ‘Angry Spice’.

Në dokumentarin e ri të David Beckham, të quajtur ‘Beckham’, ylli i ‘Spice Girls’ foli pa doreza për kohën kur futbollisti pothuajse humbi lindjen e djalit të tyre Cruz në 2005, për shkak të një seti fotografik me Beyonce dhe Jennifer Lopez.

“Isha sikur ‘Seriozisht, jam gati të shpërthej’”, rrëfen Victoria. “Unë jam duke pushuar në shtrat. Po tallesh me mua?! Ke bërë një fotosesion të mallkuar me Jennifer Lopez, e cila është e mrekullueshme dhe nuk do të ketë një fëmijë.”

Edhe pse Davidi mundi t’ia dilte mbanë të ishte aty kur 49-vjeçarja lindi, asaj iu kujtua edhe një herë arsyeja pse ai rrezikoi të shihte ardhjen e të birit në jetë.

“Pra, unë bëra një operacion cezariane dhe më kujtohet se isha shtrirë atje, nuk ndihesha më e bukura, le të themi, dhe mbaj mend që dikush më tregoi faqen e parë të gazetës, e cila ishte një foto e mrekullueshme e Davidit mes Jennifer Lopez dhe Beyoncé”, ndau Victoria. “Dhe titulli ishte: “Çfarë do të thoshte Posh?”

“Më lejoni t’ju them se çfarë do të thoshte Posh,” vazhdoi ajo. “Posh u inatos!”

Nuk ishte hera e parë që lindja e saj ishte sfiduese. Vite më parë, çifti pati një përvojë pikëlluese gjatë ardhjes në jetë të djalit të tyre të parë Brooklyn në 1999. Victoria zbuloi në dokumentar se ata morën kërcënime për rrëmbim pasi David mori një karton të kuq gjatë ‘Kupës së Botë’s. Siç tha ajo, “Dua të them, ju as nuk mund të shpjegoni se si ndiheni, sepse ne nuk mund të fshiheshim”.