Lajme

Fotografi e rrallë e ditës së martesës të Ismail Kadare në ’63-në, i pranishëm edhe Dritëro Agolli

By GAZETA SCANNER 1

August 25, 2024

Besiana Kadare, e bija e Ismail Kadares, ka shpërndarë një fotografi të rrallë familjare kur i nderi ishte gjallë.

Në rrjetin social Facebook, Besiana e publikoi momentin kur prindërit e saj u martuan, në vitin 1963.

“Foto shumë e rrallë nga dasma e prindërve në 1963. Në të majtë dalloj Naum Priftin, në të djathtë, në cep, Dritëro Agollin”.

“Mami me tregon qe babi vajti ta merrte në Elbasan bashkë me të gjithë shokët nga Lidhja e Shkrimtarëve”, ka pohuar Besiana Kadare.