Video/Foto

FOTO/ Toreadori e pëson keq nga demi, momenti kur përfundon disa metra në ajër

Spanja njihet për festivalet me dema, por gjatë kësaj pandemie, ky sport kaloi një periudhë pushimi, ashtu sikurse të gjithë sportet e tjera.

Mirëpo me lehtësimin e masave kufizuese, toreadorët u rikthyen për të kënaqur publikun. Enrique Ponce është një nga toreadorët të Spanjës, por së fundmi ai pësoi një incident të sikletshëm.

Teksa nisi të ‘luante’ me demin, duke i tërhequr vëmendjen me copën e kuqe në dorë, demi reagoi dhe në vend të copës iu vërsul Eneriques! Si pasojë, toreadori fluturoi disa metra në ajër, por për t’i shpëtuar një lëndimi akoma dhe më të rëndë, pasi ra në tokë, u shtir sikur kishte vdekur.

Ky veprim i shpëtoi jetën, por sulmi ishte aq i rëndë, sa që burri përfundoi me disa brinjë të thyera dhe lëndime të tjera në turp.