Video/Foto

Foto me bikini dhe nga palestra, 74-vjeçarja që po “çmend” rrjetin (FOTO)

Nëse vizitoni faqen e internetit të Joan, do të vini re se motoja e saj është: “Nëse unë mund ta bëj atë, ti mund ta bësh”.

E kjo është mëse e vërtetë, pasi udhëtimi i saj për të bërë ndryshime rrënjësore në jetën e saj nisi kur ishte 70 vjeçe. Në atë kohë ajo kishte probleme me shëndetin. Joan kishte nevojë për ndryshim të menjëhershëm, pasi edhe ecja lart e poshtë shkallëve ishte e dhimbshme për shkak të artritit.

Foto me bikini dhe nga palestra, 74-vjeçarja që po

Si pasojë, 74-vjeçarja vendosi të bënte një kthesë në jetën e saj dhe të investonte në shëndetin fizik dhe mendor. “Bright Side” ka publikuar historinë e saj, e cila gjithashtu ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë.

Joan ka treguar se ka qenë vajza e saj, ajo që e ka motivuar të bënte ndryshimin e madh në jetën e saj. Pasi doktori i tha se do t’i duhej që t’i shtonte ilaçet nëse vijonte me të njëjtën mënyrë jetese, ajo u bashkua me një grup grash që do ndryshonin zakonet e tyre.

Foto me bikini dhe nga palestra, 74-vjeçarja që po

Gjithashtu ajo nisi edhe palestër dhe çdo ditë po kuptonte se ndihej më mirë. E sigurisht që edhe kilogramët e tepërt ikën me kalimin e ditëve. Joan ka treguar se mbështetja e grupit të grave ka qenë jetike për të dhe e motivonin që të ecte sa më mirë në rrugëtimin e saj për të ndryshuar.

Si pasojë, në më pak se 4 vite, 74-vjeçaraja ka arritur që të humbasë rreth 32 kilogramë. “Tani për tani qëllimi im është që të vazhdoj të ngre pesha më të rënda në palestër, në përputhje me zakonet që kam krijuar që nga fillimi i këtij transformimi”, ka thënë Joan për “Bright Side”.

Foto me bikini dhe nga palestra, 74-vjeçarja që po

74-vjeçarja tashmë ka dëshirë që të ndihmojë gratë dhe burrat që kanë nevojë të ndryshojnë jetën e tyre. Ajo ka mësuar kaq shumë nga rrugëtimi i saj, saqë ka dëshirë që të ndihmojë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë dhe është shumë e rëndësishme kjo gjë për të.

Joan dëshiron gjithashtu që t’u tregojë të gjithëve se një vendim i tillë për të ndryshuar mënyrën e jetesës nuk do të jetë i lehtë, por ajo motivon të tjerët që ta nisin sepse duhet patjetër.

Foto me bikini dhe nga palestra, 74-vjeçarja që po
Foto me bikini dhe nga palestra, 74-vjeçarja që po
Foto me bikini dhe nga palestra, 74-vjeçarja që po