Lajme

Foto e rrallë e Thaçit dhe Goranit

By GAZETA SCANNER 1

November 14, 2024

Një foto e rrallë nga kështjella e Rembouillet nga 1998 ku shihen Hashim Thaçi, lideri politik i atëhershëm i UÇK, Dukagjin Gorani që ishte në delegacionin shqiptar si dhe Bukurije Gjonbalaj që asokohe ishte në delegacionin europian, u botua në podkastin Suzanne që emitohet nesër në programin Gjesi ne T7.

Në paralajmerim shihet edhe foto e Gjonbalajt me ministrin e ndjerë të punëve të jashtme të Britanise Robin Cook që ishte një nga perkrahesit më të medhenj të Kosovës. Sipas autores së podkastit Arlinda Ramadani, ky episode i podkastit i dedikohet Bukurije Gjonbalajt që pas pavarësisë shërbeu edhe si ambasadore në Romë dhe Vatikan. Po e përcjellim tërë tekstn e paralajmërimit:

“Ooooh e kom mysafire të premtën në podkast një gru të jashtzakonshme. Kemi kesh e kemi kajt tu xhiru. Bukurije Gjonbalaj @biligj nuk del në media por jo pse s’ka çka tregon po pse jeta e saj osht too much me nxan krejt një sezonë podkastash. 🥰

Ka qenë dëshmitare direkte e kryengritjes së UÇK, ka qenë në keshtjellen famoze Rambouillet më 1998 kur osht vendosë jeta a vdekja, ka qenë ambasadore në Romë e Vatikan. Mu m’len pa mend qysh veshet, çka ngon, ku del, qysh sillet, qysh lufton. 💪

Ka jetu n’mahalla prej Tuzit e Tivarit, deri te Prizreni, Prishtina e Parisi. Ka pas burrë diplomat gjerman, ka luftu kancerin dhe e ka pauzu punën për dashninë ma t’madhe. ❤️

Merreni vesh kond dhe kqyreni nesër patjeter në @gjesi.t7, @paperradio91.1 si dhe krejt platformat sociale dhe streaming.”