Lajme

Foto e rrallë e heroit Fehmi Lladrovci me ekipin e hendbollit të Shkollës

By GAZETA SCANNER 1

January 16, 2023

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se sot, ai dhe familja Lladrovci, janë njohur me një fotot të rrallë të heroit Fehmi Lladrovci me ekipin e hendbollit të Shkollës, raporton Scanner.

“Sot e pranuam një foto të heroit Fehmi Lladrovci, me mësuesin dhe shokët e tij të shkollës fillore në Dobroshec. Fotoja e panjohur deri më tani për Familjen tonë, është dhuratë nga imam Shpëtim Avdyli, biri i Shefqetit, njërit nga shokët e Fehës, lojtarit të ekipit të hendbollit në foto”, ka shkruar Lladrovci në rrjetin social.

Po ashtu, z. Lladrovci ka përshkruar emrat e shokëve, ekipit të hendbollit, të shkollës fillore në Dobroshec, bashkë me mësuesin e tyre, si vijon, nga e djathta, në këmbë: Fehmi Lladrovci, Shefqet Avdyli, mësuesi Haxhi Shala, Elmi Maloku, Ruzhdi Bunjaku, Ahmet Shishani, ndërsa ulur Fahri Bunjaku, Mujë Nuka, Nazmi Hajdari dhe Ismet Lladrovci.

View this post on Instagram

A post shared by Ramiz Lladrovci (@rlladrovci)