Për garuesit dhe ekipet e Kosovës ka përfunduar Kampionati Evropian i karatesë që u mbajt në Zarë të Kroacisë.
Sot, Fortesa Orana në luftën për medalje të bronztë në kampionatin Evropian humbi nga Francezja Nancy Garsia me rezultat 3:1 duke mbetur e renditur në vendin e 5-të.
Edhe garuesja tjeter Vlera Qerimi luftoj sot për medaljen e bronztë me garuesen e Spanjës duke humbur me rezultat 2:0 dhe duke u renditir si e 5-ta.
Rikujtojmë që ditë më parë në vendin e 7-të u plasuan Benjamin Shabani dhe Elmedina Istogu dhe në vendin e 9-të Jakup Ajdari.
“FKK falenderon trajneret që udhëheqen me garuesit gjatë luftërave sportive Isak Currin dhe Ylber Sylen”, thuhet në njoftim.
“Drejtesinë në këtë Evropian me plotë sukses e ndau dhe Referi nga Kosova me licensë Evropiane Astrit Nrecaj”.