Rozë

Forma juaj e gjoksit tregon çfarë tipi jeni në seks

Forma e gjoksit do të përcaktojë gjithashtu natyrën e grave. Piero Lorenzoni, seksolog i njohur italian, mendon se mund të përcaktojë karakterin e një gruaje nga forma e gjinjve të saj.

Gjoksi është një prej manifestimeve më joshëse të femrës. Shkenca ka vërtetuar se, gjoksi i femrave, përbën në radhë të parë një “ftesë” erotike ndaj seksit të kundërt.

Edhe pse nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në aspektin e riprodhimit, ai gjithmonë përfaqëson thelbin e feminitetit dhe përbën një element të pa rezistueshëm erotik.

Forma e gjoksit do të përcaktojë gjithashtu natyrën e grave. Piero Lorenzoni, seksolog i njohur italian, mendon se mund të përcaktojë karakterin e një gruaje nga forma e gjinjve të saj.

Por jo vetëm, janë format ato që kanë paracaktuar se çfarë prirjesh seksuale ka femra

Tërheqja e meshkujve nga gjoksi femëror nuk është thjeshtë çështje që lidhet vetëm me fertilitetin e saj. Ndonëse ka pasur shumë kumtime rreth asaj se çfarë e lidh kaq shumë mashkullin me gjoksin e femrës, ajo që duket se vijon të sfidojë gjithë këtë sipërmarrje është ajo çfarë Zigmund Frojd pohoi afro njëqind vite më parë, sipas së cilës mashkulli trashëgon këtë afri që nga amësia.

Është gjoksi i nënës kontakti fillestar i tij me botën, pse të mos jetë dhe më themeltari. Teoria e fundit mbi gjinjtë e femrave, është publikuar nga profesor Larry Young, në universitetin Emory të SHBA-ve. Ku sipas tij, tërheqja mashkullore ndaj gjoksit femëror është thjesht pasojë e evolucionit të njeriut. E lidhur me ndjesinë e hershme emocionale që lidh nënën me fëmijën, që nga momenti i ushqyerjes me gji. Kjo sjellje instinktive është e transmetuar edhe tek meshkujt, edhe tek femrat, dhe ndihmon për të forcuar lidhjen mes prindit dhe pasardhësve.

Në gjithë këtë adhurim, joshje dhe dalldie, meshkujt ndahen në preferencat e tyre, ku vendin e nderit e zë gjoksi i madh. Është ky lloj gjoksi që gjithnjë tërheq interesin mashkullor. Përmasat nxisin zilinë thonë specialistët. Sipas Stuart Fischoff, profesor nderi në Universitetin e California-s, meshkujt që dashurojnë femra me gjoks të vogël, janë gjithnjë në kërkim të një partnereje me të “sigurt”.

Është vërtetuar nga ana tjetër se femrat me gjoks te bëshëm mund të vënë në siklet, madje në krizë, të gjithë ato që do të garonin se kush tërheq më shumë vëmendjen mashkullore. Një eksperiment britanik i Westminster Univeristy, tregoi se meshkujt e uritur preferojnë femrat me gjoks të madh, ndërsa ata të ngopur preferojnë ato me gjoks te vogël. Megjithatë gjithçka është e diskutueshme.

Por edhe format e gjoksit janë një kod që duhet deshifruar. Një domethënie shumë interesante fshihet në larminë e formave. Duket se janë format ato që tregojnë se cila është predispozita seksuale e një femre dhe pozitat e saja specifike.

I doni më shumë të ëmbla në formë limoni, të portokallit apo të qershisë magjepsëse?

Me ndihmën e parashikimit sternomantik të formave dhe shenjave të gjinjve, që më parë mund të dini se çfarë dashnore qëndron afër jush. Vetëm në mënyrë të fshehtë shikojani gjoksin.

Sipas studimeve të psikologëve amerikanë, femrat me gjinj të mëdhenj dhe të rrumbullakëta, janë të prira për aventura dhe zbavitje, por nuk janë aq të hapura kur është në pyetje seksi.

Femrat, gjinjtë e të cilave kanë formën e limonit, parapëlqejnë flirtet, janë spontane dhe vetëkritike. Femrat me gjinj në formë ananasi janë tepër inteligjente, me potencial të madh për avancim në karrierë, por edhe shumë romantike. Femrat me gjinj në formë të dardhës janë më seksi nga të gjitha. Ato janë argëtuese, spontane dhe nuk mund ta paramendojnë jetën e tyre pa seks të përditshëm. Interesant këtu është edhe fakti, se këto femra janë edhe tepër religjioze.

Kush ka gjinj në formë portokalli nuk “shpërthen” në shtrat. Femra e tillë, ka vetëbesim dhe i di qëllimet e veta, mirëpo seksi pak i intereson. Më shumë është e interesuar për bisedime dhe për partneritet.

Femrat me gjinj të vegjël të rikujtojnë qershitë, janë argëtuese dhe shumë emocionale. Janë partnere të përsosura si për jetën e përditshme dhe për rutinën jetësore, po ashtu edhe për relaksim joshës dhe të paparashikuar. Frymën e tyre aventuriere e aplikojnë edhe në bërjen dashuri.