Ekonomi

Ford investon në ekonominë amerikane

Prodhuesi i automjeteve Ford Motor do të punësojë 3,000 punëtorë në dy fabrika në Detroit dhe të investojë 1,45 miliardë dollarë për ndërtimin e kamionëve të rinj, SUV-ve, si dhe automjeteve elektrike dhe autonome. E gjithë kjo në vazhdën e premtimeve të investimit të 6 miliardë dollarëve në kontratën me UAW, që përfaqëson sindikatën më të madhe dhe më diverse të punëtorëve në Amerikën veriore.

Investimi i premtuar në dy fabrika përcillet me më shumë se 35 milion dollarë në stimuj tatimor. Angazhimi i kompanisë, sipas Michigan Development Development Corp., është që të krijojë ose të ruajë së paku 3,000 vende pune me një pagë mesatare vjetore të barabartë ose më të madhe se 61,047 dollarë, që është mesatarja rajonale.

Kompania tha se rreth 750 milion dollarë do të investohen në fabrikën për montimin e automjeteve në Wayne, Michigan, ku do të shtohen 2,700 vende pune përgjatë tre viteve të ardhshme.

700 milion dollarë të tjerë do të investohen në fabrikën e kamionëve në Dearborn, ku do të shtohen 300 vende të reja pune. Ndërsa punësimi do të fillojë vitin e ardhshëm.

Në marrëveshjen e saj të re me UAW, të negociuar këtë vjeshtë, Ford është obliguar të rris ose të ruajë 8,500 vende pune me investime në 19 fabrika në ShBA.