Në një letër/dokument të klasifikuar (e të rjedhur online në Wikileaks) të vitit 2008, ish-ambasadorjaa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tina Kaidanow, ishte shprehur mjaft e shqetësuar me veprimtarinë e asokohe Albin Kurtit, në demonstratat që kishte udhëhequr ku edhe kishin humbur dy jetë të akivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në demonstratat e 2007’ës.
Kaidonow-a shprehej në një telegram se “për mua mbetet misterioze” se pse ishte ri-liruar Albin Kurti nga burgu në atë kohë dhe rrethana, “duke qenë senë veprimet e tij të kaluara janë dëshmuar jo vetëm të rrezikshme, por edhe vdekjeprurëse, dhe se premton të jetë forcë destabilizuese në Kosovë”.
Lirimin e Kurtit asokohe ajo e shihte me dyshim tejet të madh për çka shprehej se “ishte kohë e keqe” dhe se (asokohe) Zyra e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë “do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet me rastin e Kurtin”.
“Ri-lirimi i Kurtit vjen në një kohë posaçërisht të keqe; konferenca e tij për media e 8 qershorit demonstron që ai do të vazhdojë të sfidojë autoritetet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare dhe të nxis ndjenjat e kosovarëve të cilëve ditë e më shumë mund t’iu humbas durimi me hapin e proesit të statusit final të Kosovës”, shkruan ajo.
“Veprimet e tij në të kaluarën kanë dëshmuar të jenë jo vetëm të rrezikshme, por vdekjeprurëse, dhe ai premton të vazhdojë të jetë forcë destabilizuese në Kosovë. Arsyeja se pse gjyqtari ndërkombëtar nuk i morri parasysh këto mbetet mister. Në cilindo rast, USOP do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në rastin e Kurtit dhe të nxis durim dhe vetëpërmbajtje te kosovarët gjatë kohës sa procesi i statusit final të lëvizë para”, shkruante ajo në letrën e saj të cilësuar si “të klasifikuar”. /Nacionale/