Lajme

“Forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën”, Osmani takon mërgatën në ShBA

By GAZETA SCANNER 1

September 22, 2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se ka vizituar mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Facebook, presidentja Osmani tha se është falënderuese për mikpritjen që e pati.

“Bashkë me mërgatën e jashtëzakonshme shqiptare në Amerikë, forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën”.

“Faleminderit, Dom Pjetrit dhe komunitetit tonë për mikpritjen!”, ka thënë Osmani.