Që më shumë se një vit, Qeveria e Kosovës ka hapur Fondin për Siguri.
Paratë që mblidhen në këtë fond, janë të destinuara për Ushtrinë e Kosovës.
Pikërisht Ushtrisë, së fundmi i janë shtuar dronët Bayraktar, që njihen si ndër mjetet më të sofistikuara ushtarake.
E, pothuajse menjëherë pasi u kumtua lajmi për blerjen e tyre, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, publikoi thirrjen e edhe numrat e xhirollogarisë për qytetarët të cilët duan të kontribuojnë në Fondin për Sigurinë.
Me këtë rast, ish-koloneli i FSK-së Afrim Veseli, ka një pyetje për ministrin Mehaj.
Veseli po ashtu po kërkon që të jenë transparente të hollat që mblidhen në këtë fond.
Që paratë e grumbulluara nga qytetarët për FSK-në duhet të jenë publike, e thotë edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi.
Madje mos transparenca, sipas Elezit ka ndikuar që thirrjes për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës t’iu përgjigjen një numër i ulët i të interesuarve.
Ndonëse kanë kaluar rreth 18 muaj që nga formimi i këtij fondi, ende nuk dihet sa para janë grumbulluar. Kjo pasi këto të dhëna janë klasifikuar si kofidenciale. /Tëvë1/