Ekonomi

Fondi Pensional pa bord që nga marsi, Hoti: Krejt dëmet i barin qytetarët që kanë kursime

By GAZETA SCANNER 1

June 07, 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Trusti Pensional nuk ka Bord nga data 1 mars 2023.

Hoti ka thënë se në këtë rast nuk ka kush të marrë vendim për tërheqjen e investimeve nga tregjet dhe instrumentet financiar.

Dhe sipas tij kursimet e mbledhura nga Trusti nga data 1 mars 2023 e këndej nuk do të mund të investohen në tregje financiare.

Në fund Hoti ka shtuar se krejt dëmet i bartin qytetarët që kanë kursime në Trust.

Postimi i plotë:

SI KA PERFORMUAR TRUSTI PENSIONAL GJATË VITIT 2022?

– Kthimi bruto nga investimet ka qenë negativ për -119.9 mil euro.

– Çmimi i njësisë ka rënë për -5.5%.

Trusti Pensional nuk ka Bord nga data 1 mars 2023 dhe si rezultat:

(1) nuk ka kush të marrë vendim për tërheqje të investimeve nga tregjet dhe instrumentet financiare, në të cilat ka rënie, dhe

(2) kursimet e mbledhura nga Trusti nga 1 mars 2023 e këndej nuk do të mund të investohen në tregje financiare.

Në të dy rastet dëmet i bartin qytetarët që kanë kursime në Trust.

Ministri i Financave, Auditori i Përgjithshëm dhe Guvernatori i BQK-së kanë përgjegjësi për këtë situatë. Këta të tre do duhej të propozonin me kohë anëtarët e Bordit për votim në Kuvend.