Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Mimoza Ahmetaj ka bërë të ditur se Kosova e ka të vështirë të fitoj 880 milionë euro nga Plani i Rritjes, për shkak se vendi gjendet ende nën sanksione.
Ajo tutje ka thënë se fondi i përgjithshëm është 6 miliardë ero, ku rreth 880 milionë euro janë të dedikuara për Kosovën.
“Kosovës i takon një pjesë nga fondi prej 6 miliardë eurosh, ku rreth 880 milionë euro janë të dedikuara për të. Sido që të jetë, është e pabesueshme dhe e vështirë të pritet që Kosova do të përfitojë ndonjëherë nga ky fond. Marrëveshja e tillë duhet të nënshkruhet, duhet të ratifikohet në Kuvend, por duke pasur parasysh se Kosova është ende nën sanksione, një gjë e tillë është e qartë se nuk do të përfitojmë.” – ka thënë Ahmeti në Rtv Dukagjini.