Sport

Foda u beson veteranëve në debutim si trajner i Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

March 22, 2024

Kosova dhe Armenia do të përballen sot në kuadër të një miqësoreje.

Ndeshja do të zhvillohet në Yerevan, duke filluar nga ora 17:00.

Dy trajnerët tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Kapiteni i Dardanëve, Amir Rrahmani, nuk do të luajë nga fillimi dhe në vend të tij do të jetë Lumbard Dellova.

Përndryshe kjo do të jetë ndeshja e parë e Kosovës nën drejtimin e trajnerit Franco Foda.