Sport

Foda për përjashtimin e Zhegrovës & Co: Vendimin e morëm bashkë me FFK-në

By GAZETA SCANNER 1

October 07, 2024

Trajneri Franco Foda sot ka pohuar që ai bashkë me Federatën e Futbollit të Kosovës e kanë marrë vendimn për përjashtimin e Edon Zhegrovës, Arijanet Muriqit dhe Florent Muslijës për një ndeshje.

“Vendmi ka ardhë bashkërisht prej trajnerit dhe nga federata. Këta tre lojtarë i kanë thyer rregullat e kombëtares dhe rrjedhimisht kundër Qipros i kemi larguar”, ka thënë Foda në konferencë për media.