Nesër me fillim nga ora 18:00. Kosova do ta luajë ndeshjen e radhës kundër Qipros.
“Dardanët” do të kërkojnë këndelljen pas humbjes 0:3 kundër Rumanisë, të premten e kaluar në “Fadil Vokrri”.
Sot në konferencë për media u paraqit trajneri Franco Foda, i cili tha se “duhet të bëhet çmos që ndeshja të vendoset në favor të Kosovës”.
“Pas humbjes 0:3 kundër Rumanisë, një ditë më pas e kemi analizuar lojën dhe jemi fokusuar për ndeshjen e radhës kundër Qipros. Duhet të bëjmë çmos që t’i marrim tri pikë”. tha Foda.
“Ne i kemi analizuar lojët e fundit të Qipros. Ata e kanë fituar ndeshjen e fundit kundër Lituanisë me rezultat 0:1. Dhe tutje në mbëmje, ne do t’ia prezantojmë kundërshtarin ekipit tonë. Do t’ua tregojmë pikat e dobët por edhe ato të forta të kundërshtarit tonë. Në ndeshjen e fundit ata kanë luajtur shumë mirë si mysafir, e kanë vendosur herët kundërshtarin e tyre nën presion. Ata kanë futbollist cilësor në radhët veta”, theksoi ai.
“Edhe ne kemi kualitetin tonë. Do të jetë një detyrë e vështirë, por ajo që do të vlejë është që të bëjmë çmos që ndeshjen ta vendosim në favor tonin”.