Franco Foda është paraqitur në konferencë për media para dy ndeshjeve të nëntorit. Selektori i Kosovës ka konfirmuar katër mungesa të mëdha për dy ndeshjet e nëntorit.
Në dispozicion nuk e kemi Emir Sahitin, Ermal Krasniqi, Milot Rashicën dhe Bersant Celinën. Si zëvëndësues kemi ftuar Art Smakajn, Leart Sadriun dhe Zymer Bytyçin. Vendi i parë është akoma i arritshëm, por duhet njëherë ta mposhtim Rumaninë. Në tri ndeshjet e fundit jam përgjithësisht i kënaqur me ekipin, por jo edhe aq pasi është dashur të shënonim më shume gola”, ka thënë Foda.