Sport

Florent Muslija shumë afër të bëhet me klub të ri

By GAZETA SCANNER 1

January 07, 2024

Mesfushori kosovar, Florent Muslija shumë shpejt mund të bëhet me skuadër të re.

Muslija është rrugës për të kaluar tek skuadra gjermane, SC Freiburg.

Gjermanët janë  në bisedime me Paderbornit për ta finalizuar marrëveshjen për Muslijën këtë janar.

Transferimi i kosovarit te Freiburgu do të jetë marrëveshje e përhershme.

Kushtet personale nuk do të jenë problem pasi që 25 vjeçari dëshiron me çdo kusht t’i bashkohet Freiburgut.

Të interesuar për shërbimet e kosovarit janë edhe ekipi tjetër gjerman, Bochum, për të cilët mediat atje potencuan para disa ditësh se ishin afër transferimit të tij.

Kujtojmë se Muslija ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime në këtë edicion.