Sport

Flet trajneri i Zvicrës: Nuk u mbrojtëm sa duhet, mund të ishim më të fokusuar në sekondat e fundit

By GAZETA SCANNER 1

September 10, 2023

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka thënë se nuk janë mbrojtur sa duhet ndaj Kosovës, që mori barazimin në frymën e fundit.

Yakin, mes tjerash foli edhe për fushën e “Fadil Vokrrit”, duke thënë se u munduan të bënin aq sa mundën në ato kushte.

“Besoj se patëm mundësitë, pavarësisht gjithçkaje”, na siguron ai.

“Gjithçka nuk ishte perfekte, kishte gabime, gabime, por ne ishim ende në epërsi 2-1 disa sekonda para fishkëllimës së fundit. Ne bëmë minimumin në sulm, mirë, por nuk u mbrojtëm sa duhet”.

“Një realitet i thjeshtë. Ne kishim gjëra në dorë. Mund të ishim më të zgjuar, më të fokusuar në ato sekondat e fundit”.

“Fusha nuk na solli dobi, bëmë atë që mundëm në këto kushte”, nënvizoi trajneri.