Lajme

Flet nëna e Faton Hajrizit: Flinte në krevat betoni e lidhnin me zinxhir

By GAZETA SCANNER 1

July 21, 2024

Nëna e Faton Hajrizit, ka folur për Euronews në lidhje me atë se si e kishte trajtuar shteti djalin e saj. Ajo tha se ai është keqtrajtuar edhe se asaj ia ka shprehur shqetësimet. Ndër të tjera nëna e Hajrizit ka thënë se e ka parë të lidhur me zinxhir atë.

“Shtetit ia dorëzova 15-vjeçar, shteti e mbajti 23 vjet. Me djalin e kam pasur kontaktin në 1 korrik deri në 3 korrik që erdhi në vikend. Ka qenë shumë i rregullt, por nuk ka pasur drejtësi për të. Ai e ka dashur lirinë, por lirinë nuk ia dhanë kurrë, lirinë ia mohuan. Shprehte shqetësime edhe gjatë kohës që kishte qenë në burg. E kam ditur kur e kam parë të lidhur me zinxhir. Ka fjetur në krevat betoni”, tha e nëna e Fatonit.