Lajme

Flet avokati Çerkini: Fahri Fazliu s’është arrestuar, iu konfiskua telefoni

By GAZETA SCANNER 1

April 17, 2024

Gjatë ditës së sotme u raportua për arrestimin e Fahri Fazliut nga EULEX-i.

Reporteri ka kontaktuar avokatin Artan Çerkini, por i njëjti ka bërë të ditur se Fahri Fazliu nuk është arrestuar, por vetëm i është konfiskuar telefoni.

Çerkini tha se Fazliu ka pasur urdhër për konfiskim të telefonit dhe tani është i lirë.

“Nuk është arrestuar, ka pasur urdhër për konfiskim të telefonit, është lajmëruar në EULEX, janë kryer procedurat e konfiskimit të telefonit dhe është liruar”, tha Çerkini.

Derisa nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk kanë komentuar lidhur me këto raportime.

“Nuk kemi asnjë koment”, tha Chris Bennett, zëdhënës i Zyres së Prokurorit të Specializuar për Reporteri.net.