Flamuri i Kosovës është vendosur në mesin e flamujve të shteteve pjesëmarrëse në Samitin e Paqes për Ukrainën që do t’i zhvillojë punimet më 15-16 qershor.
Të premten, presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentes së Konfederatës Zvicerane, Viola Amherd, ka udhëtuar për në Zvicër, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainë.
Presidentja Osmani e përfaqëson Kosovën dhe do të jetë në mesin e 100 liderëve nga mbarë bota.
Samiti i nivelit të lartë, i cili do t’i mbledhë liderët botëror për të diskutuar rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën, do të përqendrohet edhe në rëndësinë kritike të arritjes së paqes në Ukrainë.