Flaka Loxha ka kaluar në rrethin e dytë të Kampionatit Botëror të xhudos.
Garuesja kosovare në xhiron e parë e eliminoi garuesen nga Mauritius, Christianne Legentil në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ndërkohë, në rrethin e dytë Loxha do të ketë punë me brazilianen Jessica Lima.
E në të njëjtën kategori do të garojë edhe Nora Gjakova.
Kampionia olimpike e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë do të ketë punë me italianen Thauany David Capanni Dias.
Sot po garon edhe vëllai i Norës, Akil Gjakova, i cili e kaloi rrethin e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë.