Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arëbreshë Kryeziu ka reaguar pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili kërkoi progress të shpejtë për themelimin e Asociacionit, duke e ndërlidhur këtë me anëtarësim e Kosovës në KiE.
Ajo për “RTV 21”, citohet të ketë deklaruar se ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin në KiE, është padrejtësi ndaj Kosovës.
Madje ajo ka thënë se Franca apo ndonjë shtet gabon nëse e nxjerrë çështjen e Asociacionit në diskutim gjatë takimit të 16 majit.
‘’Ne e dimë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe nuk mund të ketë kushte të tjera për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Çdo tentativë e shteteve për të ndërlidhur Asociacionin me anëtarësimin e Kosovës në Këshillë të Evropës është një padrejtësi tjetër që do ti bëhet Kosovës. Sepse Kosova ka pasur kritere që i ka përmbushur. Nëse Franca apo ndonjë shtet tjetër tenton që në takimin e 16 majit të nxjerrë çështjen e Asociacionit në diskutim, mendoj se është e gabueshme dhe kjo e rrezikon në masë të madhe mënyrën se si do të shkojë dialogu pas 16 majit e tutje sepse nuk mund të vazhdohet kushtëzimi i Kosovës në pafundësi, ndërkohë që Serbisë i lejohet me politikën e saj shkatërruese për gjatë gjithë kohës që jemi në proces të dialogut.” – citohet se ka thënë ajo.
Kujtojmë se këto fjalë, Macron ia tha kryeministrit Kurti në një bisedë telefonike me të.