Botë

Fizikanti: E pashmangshme, lufta hapësinore mes Kinës, Rusisë dhe ShBA

Një ekspert fizikant ka paralajmëruar sot se lufta hapësinore mes fuqive të mëdha është “e pritur së shpejti” dhe “e pashmangshme” prej mungesës së kontrollit të armëve në hapësirë dhe prej avancimeve të shpejta teknologjike.

Kina, Rusia, dhe SHBA do të jenë palët kryesore konfrontuese dhe disa mund të kenë nisur tashmë sulmet e tyre, në formën e bllokimit të sinjaleve satelitore apo ‘zhurmimit’ të tyre.

Mark Gubrud, profesor në Universitetin e Luftës&Mbrojtjes në Karolinën e Veriut, SHBA, thotë se “rruga drejt luftës hapësinore, është gara e armëve hapësinore.”

Treshja e forcave globale po konkurrojnë prej kohësh për dominim në hapësirë dhe duket se beteja e tyre mund të çojë në përplasjet mbi tokë që do të kenë pasojat e tyre në sipërfaqe, sipas rrjetit Space.com.

“Ka një potencial për përshkallëzim të shpejtë të kërcënimeve ndaj stabilitetit bërthamor, teksa fuqitë kryesore me siguri do të jenë SHBA, Rusia e Kina”, thotë fizikanti.

“Kështu që rruga drejt luftës së hapësirës është gara e armatimeve të hapësirës, që ishte shtyrë prej disa kohësh, por jo më”.

Por ai shton se çështja është bërë “më urgjente dhe eksplozive” prej “avancimeve në teknologji” si dhe prej vakumit të krijuar nga mungesa e rregullacioneve ndërkombëtare ose marrëveshjeve detyruese për kontrollin e armëve në hapësirë.

Megjithë Ligjin Ndërkombëtar të Hapësirës të prezantuar nga Kombet e Bashkuara që prej vitit 1967, territoret e reja të pa-delimituara me shumë gjasa do të kthehen në në fushëbetejë të konflikteve të ardhshme, duke kërcënuar paqen kudo.

Sistemet e fuqishme të armatimeve mund të arrijnë objektivat e tyre brenda disa minutave, duke neutralizuar satelitë të rëndësishëm në orbitë rreth tokës, në një kohë kur vendet vijojnë avancimet për të krijuar armë gjithnjë e më vrasëse për luftën interplanetare.

Gubrud sugjeron vijimin dhe zgjerimin e idesë së OKB për Traktatin e Hapësirës së Jashtme me kufizim të të gjitha formave të ndërhyrjeve apo mjeteve për ndërhyrje të komunikimeve hapësinore.

SHBA ka krijuar ndërkohë ushtrinë e saj të hapësirës ndërsa Rusia ka thënë se ka kryer një test me një mjet të vogël hapësinor për “inspektimin në distancë të satelitëve kombëtarë”.

Për këtë të fundit, SHBA thotë se ishte në fakt testim i një arme hapësinore.

Ndërsa profesor Whitman Cobb dyshonte nëse lufta hapësinore do të materializohet vërtet, pasi beson se “pasojat e saj në ekonomikë tokësore” do të dekurajojnë superfuqitë të përfshihen në konflikte jashtë tokës.

“Vetëm një copëz mbetjeje hapësinore do të mjaftonte për të kompromentuar një satelit të komunikimeve apo të transaksioneve financiare, dhe kjo do të kishte pasoja të rënda ekonomike që nuk mund të izolohen në një shtet të vetëm”, thotë Cobb.

Zhurmat e fundit flasin se Rusia e Kina do të krijojnë një bazë të përbashkët në hënë.

Pekini ka përfituar shumë nga ekspertiza hapësinore ruse dekadat e fundit dhe tashmë duket se ka gjetur rrugën e vet me lëshimin e misionit të parë hapësinor me njerëz në 2003./TheSun/ pergatiti: Andi Lamko/