Botë

Fitorja e Trump, Kina shpreson për një “bashkëjetesë paqësore” me presidentin e ri të SHBA

By GAZETA SCANNER 1

November 06, 2024

“Ne do të vazhdojmë t’i qasemi dhe menaxhojmë marrëdhëniet Kinë-SHBA bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit.

Kina deklaroi sot se shpreson për një “bashkëjetesë paqësore” me Shtetet e Bashkuara, pasi Donald Trump është në tashmë në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

“Ne do të vazhdojmë t’i qasemi dhe menaxhojmë marrëdhëniet Kinë-SHBA bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit reciprokisht të dobishëm,” deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning në një konferencë të rregullt për shtyp.