Real Madridi e ka mundur 5:0 Alavesin në xhiron e 36-të të La Ligës.
Fillimisht realizoi Jude Bellingham në minutën e dhjetë pas një asistimi nga Toni Kroos.
Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 27-të, Vinicius Junior e dyfishoi avantazhin.
Ndërkaq, Federico Valverde trefishoi epërsinë në minutën e parë të pjesës së parë.
Vinicius Juniori u kthye sërish me gol në minutën e 70-të.
Arda Guleri e shënoi golin që e kompletoi pesëshen ndaj mysafirëve.
Me këtë fitore, Mbretërit e shpallur tashmë kampionë, tubojnë 93 pikë, ndërkaq Alavesi 42 sosh në vendin e 11-të.