8.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Fitore Pacolli: Ata që ia morën jetën Astritit tonë duhet të dalin para drejtësisë

- Advertisement -

 

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka thënë sot se ata që ia morën jetën Astritit tonë duhet të dalin para drejtësisë, shkruan Scanner.

Deklarimet e saj vijnë pasi gjykata shpalli të pafajshëm aktivistët e VV-së që u arrestuan për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës janë të pafajshëm.

“Ata që e planifikuan sulmin, ata që e ekzekutuan atë, ata që dhanë urdhër e arrestuan aktivistët dhe ata që ia morën jetën Astritit tonë duhet të dalin para drejtësisë”, shkruan ajo, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Sot përfundimisht u vërtetua se aktivistët që u arrestuan për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës janë të pafajshëm.

Ata që vërtetë e kryen sulmin, që për qëllim kishin ta eliminonin Lëvizjen Vetëvendosje nga skena politike, nuk u arrestuan asnjëherë. E askush akoma nuk dha përgjegjësi.

Ata që e planifikuan sulmin, ata që e ekzekutuan atë, ata që dhanë urdhër e arrestuan aktivistët dhe ata që ia morën jetën Astritit tonë duhet të dalin para drejtësisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit