Manchester City ka marrë një fitore ndaj Luton Town me rezultatin e thellë 5-1.
‘Qytetarët’ e nisën furishëm ndeshjen, duke arritur të gjejnë rrjetën që në minutën e dytë, kur Daiki Hashika shënoi në portën e tij për 1-0. Pas golit, City kishte një mori rastesh para portës së Luton, por që në pjesën e parë nuk arriti më të shënonte.
Për ta parë golin e dytë në këtë ndeshje, u desh të pritej minuta e 64-të, kur Mateo Kovacic shënoi për 2-0. Luton shënoi golin e nderit në minutën e 81-të me Ross Barkleyn, që përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e vendasve.
Për të mbyllur ndeshjen u kujdesën Jeremy Doku që shënoi në minutën e 87-të për 4-1 dhe Josko Gvardiol disa minuta më pas.
Manchester City me këtë fitore ngjitet në vendin e parë përkohësisht me 73 pikë, dy më shumë se Arsenali dhe Liverpooli që kanë nga një ndeshje më pak.