Ish-kandidati për president të Maqedonisë nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, ka treguar se fitorja e këtij koalicioni në zgjedhjet e djeshme parlamentare është më e thellë se në zgjedhjet e vitit 2020.
Ai ka bërë me dije se në zgjedhjet e fundit koalicioni i BDI-së kishte fituar 15 mandate, ndërsa opozita 12.
Në profilin e tij në “Facebook”, Osmani ka shkruar se tani dallim është me gjashtë deputetë.
“Mirëmëngjesi fitimtarë! Fitore dyfishi më i thellë se në 2020. Atëherë 15 me 12, tani 19 me 13”, ka shkruar ai.