Sport

Fiton Aston Villa, Gent e Club Brugge nuk falin “diletantët”

By GAZETA SCANNER 1

November 09, 2023

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e vlefshme për raundin e katërt të fazë së grupeve të UEFA Conference League.

Aston Villa ka mposhtur holandezë e AZ Alkmaar me rezultatin 2-1 dhe Gent ka triumfuar në transfertë ndaj Breidablik. Club Brugge i ka marrë 3 pikët zviceranëve të Lugano ndërsa izraelitët Makabhi ka mposhtur me 3 gola ukrainasit e Zorya Luhansk.

Bullgarët e Ludogorets ka fituar me 2 rrjeta të tundura njësoj si skuadra e Redi Kasës, Olympia Ljubjana, të cilët kanë mposhtur skuadrën e Ishjuve Faroe, Klaksvik.

Në sfida të tjera, francezët e Lille e kanë mbyllur në barazimin, 1 me 1 sfidën ndaj Slovan Bratislava-s, çekët e Viktoria Plzen kanë mundur minimalisht kroatët e Dinamo Zagreb, me rezultatin, 1 me 0, ndërsa grekët e PAOK kanë barazuar me rezultatin, 2 me 2, skocezët e Aberdeen. /abcnews.al/