Lajme

Firoja e Trump, Haxhiu: Grenell mund të marrë postin e Sekretarit të Shtetit

By GAZETA SCANNER 1

November 06, 2024

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se ish drejtori i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe i emisar i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, mund të marrë pozitën e Sekretarit të Shtetit pas rizgjedhjes së Donald Trump-it President i ShBA-së.

Në lidhje me mundësinë që Grenell të rikthehet në pozitën e tij të administratës së parë Trump, Haxhiu tha se kjo mbetet e paqartë për shkak të dosjes së hapur të influencës politike në Ballkan.

“Grenell për faktin se e ka dosjen e hapur të influencës politike në Ballkan për shkak të pozicionit që ka pasur, Kongresi ia kishte hapur çështjen për ta proceduar, meqenëse edhe në kongres demokratët janë shumë poshtë, nuk e di si do të përfundojë dosja e filluar, unë mendoj që procedurat do të respektohen. Një ide që ai të jetë Sekratar i Shtetit bie. Andaj një opsion është që ai të jetë drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, një pozicion që është brenda Shtëpisë të Bardhë”, tha Haxhiu në “Pressing” të T7.