Sport

“Firminho, një ndër lojtarët më të rëndësishëm në Liverpool”

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 23: Alisson Becker of Liverpool and Roberto Firmino of Liverpool celebrate after the Premier League match between Crystal Palace and Liverpool FC at Selhurst Park on November 23, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)

Braziliani Firminho ka qenë hero i fitores së mbrëmshme te Liverpoolit kundër Flamegos, në finalen e Botërorit të Klubeve, duke shënuar golin e fitores në lojën shtesë, raporton GazetaScanner.

Portieri i “The Reds”, Alisson Becker, ka vlerësuar lartë bashkëlojtarin e tij. Sipas Becker, braziliani është lojtar tejet i rëndësishëm për skuadrën e Liverpoolit.

“E dimë dhe ai e di që është shumë i rëndësishëm për skuadrën. Ka shumë vlerë. Mendoj që është një ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadër”, tha Becker. Becker ka shtuar se Firmino përveç golave që shënon, ai bën ndryshimin në lojë. /GazetaScanner/