Fiorentina për të dytin vit radhazi e ka prekur finalen e Conference League.
Klubi italian e siguroi finalen, pasi eliminoi në gjysëmfinale skuadrën e Club Brugge, me rezultat të pëgjithshëm 4:3.
Loja e sontme përfundoi me barazim 1:1, por “Viola” kaloi tutje pas fitores 3:2 në ndeshjen e parë, e cila u zhvillua në Itali.
Vitin e kaluar skuadra e Vincenzo Italiano, në finale u mposht nga West Hami.
Ndërkaq trofeun e tretë më të rëndësishëm në futbollin evropian, do ta kërkojnë me fituesin e ndeshjes Olympiacos – Aston Villa.
Skuadra greke ka epërsi 4:2 nga ndeshja e parë.