Kulturë

Filmi për Zelenskyy ndan rrjetin në dy fronte

By GAZETA SCANNER 1

March 02, 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ,ka fituar një pëlqim global teksa lufton për të mbrojtur vendin e tij pas pushtimit të Rusisë.

Mijëra fansa po bëjnë thirrje për një film për politikanin 44-vjeçar që të prodhohet në Hollivud, madje e kanë gjetur edhe protagonistin që do të interpretojë Zelenskyy-n, aktorin Jeremy Renner.

Megjithatë kjo ka shkaktuar reagime nga shumë njerëz të tjerë që u kujtuan përdoruesve të Twitter se Ukraina është ende në mes të luftës. E kanë cilësuar si gjënë më patetike dhe pa shije për të cilën mund të mendohet në këto moment. Ndërkohë që një tjetër shprehej me kritika të ashpra duke u shprehur se nuk e quante aspak argëtim që aktori Jeremy Renner të portretizonte Zelenskyy-n në një film për luftën në Ukrainë. Njerëzit po humbasin jetën e tyre. Po braktisin shtëpitë e tyre.

Babai i 2 fëmijëve ishte një nga komedianët më të njohur të televizionit të Ukrainës.