KultLajme

Filmi kosovar “Zgjoi” në listë të ngushtë për “Oscar”

Kandidati i Kosovës për “Oscar” është edhe një hap më afër ceremonisë prestigjioze. Filmi nën regji të Blerta Bashollli ka hyrë në listën e ngushtë.

Në listën e posapublikuar është bashkë me 14 të tjerë. Në anën tjetër “Pa vend” i Samir Karahodës, që po ashtu kishte gjasa për këtë çmimi, nuk ka vazhduar tutje.

Më 8 shkurt do të bëhen të ditur 5 filmat e nominuar kurse më 27 mars do të mbahet ceremonia kryesore.

“Zgjoi” shpalos rrëfimin e Fahrije Hotit dhe të grave nga Krusha e Madhe. Tregon rrëfimin e një gruaje që me gjithë pengesat krijon një jetë të re për veten e saj dhe për gratë e tjera.

“Zgjoi” triumfin më të madh e pati pikërisht në SHBA. E nisi mbarë me tri çmime qysh në premierë botërore në shkurt – Çmimin e jurisë, atë për regjinë më të mirë dhe Çmimin e audiencës – në festivalin më të madh amerikan, “Sundance Film Festival”. Në këtë Festival, vitin që vjen në garë do të jetë filmi i Karahodës.

“Zgjoit” edhe shfaqja në kinematë amerikane, veçanërisht ato në Neë York, i eci mbarë. Dy ditë para shfaqjes në “Film Forum” u shitën të gjitha biletat për terminin e orës 6:50 të së premtes dhe të shtunës. Në këta dy terminë, në Neë York, pas shfaqjes së filmit ishte paraparë edhe diskutim me regjisoren Blerta Basholli dhe me aktoren Yllka Gashi.

Filmi vazhdon të shfaqet në kinematë e vendit, Shqipërisë, Maqedonisë, Evropës dhe në SHBA.