Ballina

Fillon protesta në shesh kundër deklaratave të kryeministrit Kurti

By GAZETA SCANNER 1

January 23, 2023

Ka filluar protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për shkak të deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

Për protestë u njoftua se fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Olivier Ivanoviq, me moton, “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”.

Në njoftim u tha se protesta është organizuar për shkak të indinjimit me veprimet e Kurtit, që sipas thirrësve ai ka tentuar të amnistojë një kriminel lufte.