Lajme

Fillon mbështetja për 1,824 familje në kuadër të pilotimit të reformës së asistencës sociale

By GAZETA SCANNER 1

November 04, 2024

 

Ka filluar mbështetja financiare për 1,824 familje që në të kaluarën nuk kanë përfituar asistencë sociale për shkak të kritereve diskriminuese. Familjet e përzgjedhura kanë kaluar me sukses testin e mjeteve financiare dhe testin e aseteve, si dhe janë vizituar nga ekipet tona në terren.

Anëtarët e aftë për punë nga këto familje duhet të regjistrohen në zyrat e punësimit në komunat e tyre brenda 30 ditë pune pas pranimit të njoftimit aprovues. Ky hap është i rëndësishëm, pasi përveç mbështetjes financiare, reforma parashikon aktivizimin e anëtarëve të aftë për punë në tregun e punës, pra parandalimin e varësisë së familjeve nga skema e asistencës sociale.

Familjet e përzgjedhura kanë pranuar njoftimet aprovuese së bashku me më shumë informata në llogaritë e tyre në eKosova gjatë ditës së sotme.

Familjet me të cilat e kemi pasur të pamundur të kontaktojmë dhe të caktojmë vizitën në terren do të njoftohen që të përditësojnë kontaktin e tyre përmes llogarisë në eKosova.

Ekipet tona po vazhdojnë të realizojnë vizita në terren, dhe gjatë muajve në vijim pritet që listës t’i bashkohen edhe familje të tjera.