Lajme

Fillimi dhe fundi i karrierës në KQZ, Valdete Dakës i ishte kumtuar nga Vjosa Osmani

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, gjatë një interviste të dhënë në Rubikon, tregoi një detaj mjaft interesant. Ajo tha se para 11 vjetësh ishte njoftuar nga Vjosa Osmani për emërimin e saj si kryetare e KQZ-së, ndërkaq po e njëjta veçse tash si presidente ia ka kumtuar lajmin e shkarkimit nga kjo pozitë.

“Unë jam emëru nga Fatmir Sejdiu në vitin 2010, sa ishte president, ai ka qenë kryetar i LDK-së. Zonja Osmani në atë kohë më ka thirre në telefon që të takohem me presidentin e atëhershëm, sepse ishte këshilltare e tij apo ishte në kabinetin e tij. Dhe më njoftoj që presidenti dëshiron të takohet dhe do të më emëroj”, ka thënë Daka, njofton Klankosova.tv

“Jam ftuar nga zyra e presidentes që të takohem, natyrisht ka qenë e çuditshme për mu se nuk ka qenë asgjë urgjente nuk ka qenë që duhej të diskutohej urgjentisht në ditë vikendi dhe natyrisht që jam përgjigj ftesës dhe jam shku në takim. Dhe për befasinë time pyetja e presidentes ka qenë se si do ta dërgoni pyetjen në këshill gjyqësor për kandidatët? Për mu ishte pak e çuditshme se ajo ishte çështje teknike që nuk ish dashtë me i interesu presidentes se ajo pyetje mas pari nuk është dërgu nga unë por nga zyra për regjistrimin e partive politike. Dhe unë natyrisht iu përgjigja se pyetja do të dërgohet ashtu si e parasheh ligji, pra kërkësa e nenit 29 ka qenë se një kandidat nuk mund të certifikohet në qoftë është i  dënuar për një vepër penale në tri vitet e fundit dhe presidentja reagoi pak çuditshëm tha aty duhet me pasë interpretime nuk mundeni me dërgu ashtu duhet me ba interpretim:, ka vazhduar Daka.