Kulturë

Anëtarë të Filharmonisë së Vjenës koncert bamirësie për Shqipërinë

Me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Austri, violinisti Shkëlzen Doli, së bashku me anëtarë të Filharmonisë së Vjenës, do t’i kushtojë tingujt e violinës së tij të prekurve nga tërmet i 26 nëntorit, ku për pasojë humbën jetën 51 qytetarë, qindra u plagosën dhe shumë shtëpi u shkatërruan.

Koncerti do të mbahet me 30 dhjetor në Ehrbar Saal në Vjenë.

Të gjithë pjesëmarrësit mund të japin donacion nga 30 deri 50 € për person.

Donacionet do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti në portalin e-albania.

https://www.eventbrite.com/e/charity-concert-for-the-victims-of-the-earthquake-in-albania-tickets-86802202725