Sport

FIFA publikon renditjen e fundit për vitin 2019, ja ku ndodhen Kosova dhe Shqipëria

Shtëpia e futbollit ndërkombëtar, FIFA, ka publikuar renditjen e fundit për vitin 2019, raporton GazetaScanner.

Kosova këtë vit e mbyll në pozitën e 115-të, derisa Kombëtarja shqiptare zë vendin e 66-të.

Ndërkaq vendin e parë mban Belgjika e ndjekur  nga Franca, Brazili, Anglia dhe Urugai. Kujtojmë se Kosova është në garë për kualifikim në EURO 2020, ku më 26 mars do të luaj në Shkup kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinalen e play-offit të Ligës së Kombëve. /GazetaScanner/