Organi qeverisës i futbollit FIFA, duket se po paguan deri në 5 mijë euro në muaj për të siguruar shkollimin e vajzës së presidentit të tyre Gianni Infantino, në një shkollë në Miami.
Infantino ka qenë duke kaluar kohë në Florida teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten që të jenë nikoqir të Kupës së Botës 2026, së bashku me Meksikën dhe Kanadanë.
Ai u kritikua nga mediat për kohën që kaloi në Katar para fillimit të edicionit 2022 të Kupës së Botës.
FIFA në ndërkohë e ka mbrojtur vendimin e tyre për të paguar shkollimin e vajzës së Infantinos në një artikull nga SonntagsBlick.
“Përfitimet totale janë të krahasueshme me paketat e shpërblimit që u ofrohen drejtuesve nga kompani të tjera ndërkombëtare dhe organizata sportive me bazë në Zvicër”, ka cituar FIFA.
SonntagsBlick gjithashtu ka nënvizuar se FIFA gjithashtu kontribuon edhe në pagesën e banesës së Infantinos në Paris dhe shtëpisë që ka në Paris në kantonin e Zug, që sipas gazetës kushton rreth 1 mijë euro qera në muaj.
Në shtator të vitit të kaluar, FIFA kishte vendosur të zhvendosë departamentin e tyre ligjor, auditimin e brendshëm dhe menaxhimin e rrezikut nga selia e saj në Cyrih dhe në SHBA, duke prekur rreth 100 vende pune.