Sport

FIFA dhe UEFA-ja ia vazhdojnë Rusisë ndalimin, humb Botërorin dhe Evropianin e ardhshëm

By GAZETA SCANNER 1

November 19, 2024

FIFA dhe UEFA kanë vendosur të vazhdojnë ndalimin e Rusisë nga të gjitha garat ndërkombëtare të futbollit deri në Kupën e Botës 2026.

Kjo do të thotë se Rusia nuk do të marrë pjesë në procesin e kualifikimeve dhe nuk mund të garojë as në turnetë e tjera si Kampionati Evropian.

Ky ndalim është në fuqi që pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Të gjitha kombet e tjera evropiane janë regjistruar për kualifikimet, që do të fillojnë në vitin 2025.