Sport

Fidan Hamiti emërohet drejtor sportiv i KB Prishtina

Fidan Hamiti është emëruar drejtor sportiv në KB Sigal Prishtina.

Ky vendim është marrë sot (e premte), kur bordi i klubit kryeqytetas vendosi që Hamiti t’ia besojë këtë post.

“Sot bordi i klubit vendosi ta emërojë Fidan Hamitin drejtor sportiv të klubit. Fidani, ish-basketbollist dhe menaxher i suksesshëm në institucione të ndryshme, do t’i bashkëngjitet ekipit dhe të përkujdeset për mbarëvajtjen e pjesës sportive të klubit në sfidat e radhës. Fidanit i urojmë punë të mbarë dhe vazhdimin e sukseseve të klubit në të gjitha kompeticionet”, thuhet në njoftimin e KB Prishtina.