Sport

FFK të premten shpall futbollistin më të mirë të vitit

Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë manifestimin e saj të përvitshëm “Laureatët 2019” këtë të premte (më 20 dhjetor) në hotel “Emerald” në orën 17:00, njofton FFK, transmeton GazetaScanner.

Edhe sivjet në këtë gala mbrëmje tradicionale do të jenë të ftuar mysafirë të shumtë, kurse si zakonisht do të përmblidhen të arriturat e vitit si dhe do të bëhet përzgjedhja e më të mirëve.

Komisioni i caktuar nga KE i FFK-së tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë manifestim. Të rikujtojmë se vitin e kaluar epiteti i futbollistit më të mirë të vitit i takoi Arbër Zenelit. /GazetaScanner/