Sport

FFK organizon kursin e radhës për Licencën UEFA C për trajnerë

By GAZETA SCANNER 1

September 05, 2024

Federata e Futbollit e Kosovës organizon kursin për trajnerë të Licencës UEFA C, në bashkëpunim me platformën unike të mësimdhënies dhe mësim nxënies Edubreak.

Kursi do të organizohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku do të mbahen ligjëratat dhe stërvitjet. Ligjëratat dhe stërvitjet mbahen nga e hëna në të premten.

Pjesëmarrja e plotë është obligative dhe nuk do të këtë nevojë për akomodim apo fjetje. Numri maksimal i pjesëmarrësve për këtë kurs do të jetë 24. Pagesa për pjesëmarrje në kurs është 350€.

Kursi do të fillojë nga data 30.09.2024.

Kriteret për Licencën C të FFK-së:

• Aplikacionet dhe formularët e regjistrimit të FFK-së të plotësuara (kliko këtu për ta shkarkuar formularin) • Dy foto ( dimensionet e pasaportës) • Certifikata shëndetësore( jo më e vjetër se gjashtë muaj) • Dëshmi që ai/ajo nuk është dënuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë vepër penale • Dëshmi mbi edukimin (së paku diploma e shkollës së mesme) • Minimumi i moshës së kandidatit duhet të jetë 18 vjet.

Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë aplikimet online ose të paraqesin dokumentet deri më 17.09.2024 tek: departamentiteknik@ffk-kosova.com riadismajli@ffk-kosova.com Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.