Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) në krye me presidentin Agim Ademi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Nushi dhe FC Vëllaznimi me rastin e ndarjes nga jeta të ish-portierit Xheladin Nushit.
Telegram ngushëllimi i plotë:
E nderuara Familje Nushi
Të nderuar drejtues dhe staf i FC Vëllaznimi
Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-portierit të KF Vëllaznimi, Xheladin Nushit, andaj më lejoni që në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.
Xheladin Nushi ishte portier i gjeneratës së artë të KF Vëllaznimit, teksa kontributi i tij ndër vite për klubin kuqezi ishte i jashtëzakonshëm.
Xhela la gjurmë thella në futbollin gjakovar, teksa kishte shpirtin e një sportisti të jashtëzakonshëm dhe modest.
Në këto momente të vështira për ju, jemi pranë jush që të gjeni forcën për të përballuar këtë humbje të madhe.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Me respekt, Agim Ademi, President i Federatës së Futbollit të Kosovës