Sport

FFK-ja del me mesazh për Zhegrovën

By GAZETA SCANNER 1

October 03, 2024

FFK-ja e ka përgëzuar yllin e Kosovës për paraqitjen ndaj Real Madridit ku është shpallur si “Lojtari i ndeshjes”.

FFK-ja e ka përgëzuar yllin e Kosovës për paraqitjen ndaj Real Madridit ku është shpallur si “Lojtari i ndeshjes.

Zhegrova ka vazhduar shkëlqimin me formën e tij. 10-shi i Kombëtares së Kosovës mbrëmë u shpall “Lojtari i ndeshjes” në përballjen e ekipit të tij, LOSC Lille, kundër klubit mbretëror Real Madrid, në kuadër të garës më të madhe të klubeve, Ligës së Kampionëve, të cilën e fituan me rezultat 1:0. Zhegrova në këtë ndeshje luajti për 90 minuta dhe ishte lojtari kyç në fitoren e rëndësishme të ekipit të tij, me 62 prekje me topin, 88% saktësi të pasimeve dhe shtatë duela të fituara” thuhet në faqen e FFK-së.