Sport

Feronikeli ’74 dhe Fushë Kosova në Superligë, Liria e Ulpiana luajnë në barazh

By GAZETA SCANNER 1

May 21, 2023

Pas Fushë Kosovës, skuadra tjetër që ka siguruar plasmanin në Superligën e Kosovës në futboll për edicionin e ardhshëm është ajo e Feronikelit ’74, që përfundoi si lider me 56 pikë.

Ekipi nga Drenasi barazoi si mysafir i A&N, në ndeshjen e fundit e cila u zhvillua në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren.

Të dyja skuadrat patën rastet e tyre, mirëpo pa konkretizim dhe kjo i shkoi për shtati djemve të drejtuar nga Granit Begolli.

Në Grupin A, përmes barazhit do të tentojë të futet Liria e cila përfundoi stinorin në vendin e dytë, me tri pikë më pak se lideri.

Megjithatë, skuadra prizrenase do të ketë punë me Ulpianën nga Grupi B i ligës së parë, skuadër që poashtu ka përfunduar në pozitën e dytë.